Friday, April 26, 2024
Home Politikë Rama për “Euronews”: Negociatat çështje “jetë a vdekje”, të hapen në qershor

Rama për “Euronews”: Negociatat çështje “jetë a vdekje”, të hapen në qershor

0
696

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euronews” ka deklaruar se 2025 është një horizont ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë gati për në BE nëse punojnë.

Rama ka deklaruar se nuk kanë nevojë për një datë konkrete për anëtarësim, por thotë se ka nëvojë për hapjen e negociatave në muajin qeshor.

Edi Rama: “Nuk kemi nevojë për një datë për të inkurajuar popullin tonë, ne duhet të hapim negociatat në qershor, kjo është e gjitha, dhe ne nuk duam asgjë tjetër, vetëm për të hapur negociatat dhe për Evropën nuk kushton asgjë. Për ne kjo është çështje jete a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes dhe kemi lënë pas të shkuarën.”

Kryeministri u shpreh gjithashtu se është kundër krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

Edi Rama: “Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një ‘Shqipëri të Madhe’ sepse kam ëndrra të mëdha, për një ‘Evropë të Madhe’, me të gjithë shqiptarët brenda”.

Rama tha se shqiptarët në Ballkan kurrë nuk kanë qenë në pozitë më të mirë se sot.

Edi Rama: Në Kushtetutën tonë, ne kemi detyrimin për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit kudo, por në të njëjtën kohë mendoj se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë se sot, kudo që jetojnë. Pra, në Kosovë, ata kanë shtetin e tyre tani. Në Maqedoni, ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj popullit shqiptar. Në jug të Serbisë, shpresoj se kushtet e tyre do të përmirësohen, duke u bazuar edhe në faktin se serbët në Kosovë trajtohen shumë më mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here