Izet Haxhia avokat të ri, Bashkim Nikolla dorëzon kërkesën për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’

0
1101

Pas ekstradimit nga Turqia për në Shqipëri pak kohë më parë pasi është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ish truproja i ish- kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka pajtuar avokat të ri.

 

 

Në një prononcim  avokati Bashkim Nikolla ka thënë se ka paraqitur kërkesën ne Gjykate për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi klienti i tij është dënuar në mungesë.

Paraqita kërkesën për rihapjen e dosjes. Dosja ‘Hajdari’ duhet të rihapet, pasi klienti im Izet Haxhia është dënuar në mungesë. Klienti im të dëgjohet përpara një gjykate. Izet Haxhia s’u paraqit për arsye madhore. Do flasim në kohën e duhur për këtë çështje”- ka thënë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla.

Izet Haxhia në një deklaratë të mëparshme ka thënë: ‘Dua te rigjykohem, procesi ndaj meje i pa drejte dhe ne mungesë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here