Wednesday, May 1, 2024
Home Aktualitet Dëshmitari X rrëfehet edhe para prokurorit për lidhjet me Agron Xhafën

Dëshmitari X rrëfehet edhe para prokurorit për lidhjet me Agron Xhafën

0
712

 Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje dëshmitarin Albert Veliu pas videos së publikuar në selinë e PD.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Bashkëpunëtori X është marrë në pyetje nga prokurori Genci Qana dhe mësohet se ka konfirmuar në Prokurori atë që ka deklaruar në videon e publikuar ditën e djeshme.

Prokurori Genci Qana po heton kallëzimin e Agron Xhafajt ndaj deputeteve të PD për audio-përgjimin.

Një tjetër hetim ka nisur dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here