Ekspozitë zejesh dhe dëshmi zejtarie, ne muzeun “Oso Kuka” cikel leksionesh me te rinjte

0
847

Jo vetëm ekspozitë, por edhe punë praktike me të rinjtë, për të demostruar një pjesë të asaj tradite të hershme që Shkodra ka patur në zejtari.

Eshtë përzgjedhur dita ndërkombetare e muzeve për të sjellë ekspozitë zejesh dhe dëshmi zejtarie, por edhe një cikël leksionesh mbi zejet tradicionale të Shkodres, nga muzeu “Oso Kuka”. Nxenësit e gjimnazit “28 Nëntori” krijuan punimet e tyre të para, gdhendje në gur dhe dru.

Fatmir Juka, përgjegjes i muzeut thotë se kjo traditë është një nga vlerat e ruajtura të qytetit, që sot synon t’u përcillet edhe brezave të rinj, për ta garantuar vazhdueshmërinë.

Por kjo ditë ka edhe një tjetër mesazh, që për muzeun “Oso Kuka” është më shumë se aktual, që vemendja ndaj këtyre objekteve të jetë më e madhe edhe në aspektin financiar.

Artizanati Shqiptar i ka rrënjët e tij në qytetërimin Ilir dhe Shkodra është një prej qendrave të rendësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here