Unaza Perendimore, mes amortizimit dhe pusetave, Qytetaret: Kjo bashki ka deshtuar, asnje mirembajtje

0
736

Policia rrugore dhe bashkia Shkoder sugjerojne vecanarisht gjate sezonit veror qe te perdoren unazat, si akse alternative me qellim zhbllokimin e trafikut. Por ne cfare gjendje jane unazat?

Ne unazen Lindore veshtire te gjesh pjese segmenti te pa amortizuar, apo puseta te rregullta. Asfalti hapet here pas here kryesisht per kanalizime, por nuk mbyllet me pas. Pusetat kane te njejten histori. Qytetaret ankohen se disa here jane demtuar mjetet pergjate ketij aksi, ndersa bashkia Shkoder ben veshin shurdh perballe kesaj situate.

Eshte rruge mjaft e qarkulluar si diten ashtu dhe naten, nga automjete te shumta, megjithatë Bashkia Shkoder nuk merakoset per gjendjen e saj, ku veç gropave te hapura nga punimet e ndryshme, edhe pusetat jane amortizuar ne gjithe gjatesise e saj.Ne kete gjendje, demtimi i automjeteve eshte i pashmangshem, por ç’eshte me e rendesishmja rrezikon aksidente nga devijimet qe bejne drejtuesit e mjeteve per te shmangur renien ne puseta ! Unaza perendimore e Shkodres eshte segmenti me i ngarkuar me trafik automjetesh ne kete qytet, pasi lidhet edhe me superstraden Shkoder – Hani i Hotit. Edhe ne kete sezon eshte e destinuar te jete ne kete gjendje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here