‘O boso, o pasha, kam bërë burg… Të vij në ministri të bëjmë noj lek’..Qytetarët per Fatmir Xhafajn

0
970

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është përballur me një lumë komentesh nga qytetarët shqiptarë, pas reagimit të tij mbi dëshmitarin ‘X’.

Xhafaj e ka cilësuar si sajesë të PD-së gjithë ngjarjen me të cilën lidhet dhe akuzohet vëllai i tij Agron Xhafajn.

Por menjëherë pas kësaj, shqiptarët kanë bërë komente ironike në faqen e tij të Facebook, ku ai akuzonte PD-në për Skandalin.

Ja postimi i Xhafës:

“Dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task – Force speciale kurse atje në vendin e sajesave digjitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroi speciale dhe polici speciale. Detyra e tyre për qytetarin digjital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”.

Tashmë rrjetet sociale janë kthyer në një medium që politikanë zgjedhin të jenë prezent. Kjo dalje për mediat është transmetuar live në faqen zyrtare të facebook të Policisë së Shtetit, çka ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve.

Komeëntet e qytetarëve

Qytetari 1:

“O boss kam një dënim në 2002 Po jam sjell mirë që atëherë. Si t’ja bëjmë? Naj vend pune në Ministri të bëjmë naj lek ?”

Qytetari 2:

“Si e keni ndarë forcën e ligjit? Kush kapet me 100 kile e poshtë e godet forca e ligjit kurse 100 kile e lart e bëni pasha?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here