Protesta per Vllaznine, ofendime, tymuese dhe shashka ndaj bashkise…

0
900

 

Tymuese, letra higjenike, shashka dhe thirrje si: Ti je turpi i Shkodres, apo ofendime të tjera që shkuan në drejtim të Voltana Ademit si presidente e ekipit të Vllaznisë, ishte panorama e protestes së tifozeve Shkodranë në sheshin përpara bashkisë.

Zhgënjimi është i madh dhe ata tifozë që me zemer e ndjekin prej vitesh ekipin kuqeblu, nuk e prisnin që në 100 vjetorin e krijimit të të parit klub të futbollit në vend, Vllaznia të binte në kategorinë e parë.

Reagimet e tyre u kaluan në heshtje nga bashkia Shkoder dhe titullarja Ademi si presidente e ekipit. Policia monitoroj protestën, e cila zgjati për 40 minuta dhe ndonëse nuk pati pjesmarrje të gjërë, tregoj se ndjeshmëria gjithsesi për këtë ekip është e lartë, ashtu si edhe zhgënjimi që në 5 vitet e fundit, skuadra noton në ujra të turbullta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here