Trajnohen policët e burgjeve, Gjonaj: Qeveria ka plan rritjen e pagave

0
693

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u tha 260 policëve të burgjeve që po trajnohen tek Akademia e Sigurisë, se duhet ti thonë jo korrupsionit. Më tej, Gjonaj shtoi se qeveria e ka në plan rritjen e rrogave për ta.

“Duhet t’i thoni jo korrupsionit, pasi shumë të dënuar do të tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë”. Kjo ishte këshilla që Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, u dha 260 efektivëve të Policisë së Burgjeve, të cilët nisën të tranjohen në Akademinë e Sigurisë.

Gjonaj përmendi edhe planin për rritjen e rrogave për ta dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë.

Kreu i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema dhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë policinë, siguruan Ministrinë e Drejtësisë se trajnimi për herë të parë i efektivëve të Policisë së Burgjeve nga pedagogët dhe specialistët e Akademisë së Sigurisë është mënyra e duhur për të përtitur një staf të përkushtua.

Mbi 1 mijë kandidatë konkuruan për t’u bërë policë burgjesh, por vetëm 260 kaluan të gjitha fazat e testimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here