Dëshmitari X merret në mbrojtje, dëshmon 5 orë për lidhjet me Agron Xhafën

0
512

Albert Veliu, i identifikuar si “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për gati 5 orë.

Fillimisht ai është parë në selinë e Partisë Demokratike ku është takuar me sekretarin Ivi Kaso dhe deputetin Ervin Salianji, më pas i shoqëruar nga avokatet Artan Murrizi dhe Ivi Kaso i është drejtuar organit të akuzës.

Ai është marrë në mbrojtje. Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se dëshmitari shoqërohej nga një grup personash që e ruanin.

Nuk dihet nëse Veliu është paraqitur me vullnetin e tij apo është thirrur nga Prokuroria.

Ai u paraqit në prokurori rreth orës 11:00 dhe doli nga prokuroria në orën 16:00.

Një ditë më parë, Albert Veliu u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Bashkëpunëtori X është marrë në pyetje nga prokurori Genci Qana dhe mësohet se ka konfirmuar në Prokurori atë që ka deklaruar në videon e publikuar ditën e djeshme.

Prokurori Genci Qana po heton kallëzimin e Agron Xhafajt ndaj deputeteve të PD për audio-përgjimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here