Sunday, June 2, 2024
Home Aktualitet Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë mbështesin gazetarin

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë mbështesin gazetarin

0
661

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, mbështesin kolegun, gazetarin Jetmir Olldashi, që pas rrëfimit publik mbi investigimin për trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, por përballet me një presion të padenjë publik, të nxitur nga emocione e interesa politike.

Përmes një deklarate për mediat, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, vlerësojnë kurajon dhe profesionalizmin e cdo gazetari në vend që përpiqet të lëvrojë një zhanër aq të vështirë, e pse jo të rrezikshëm sic është investigimi.

“Ne përshëndesim kurajon e kolegut Jetmir Olldashi për të përcjellë e mbrojtur publikisht etapat e punës së tij, nga ku doli edhe emri i vëllait të ministrit të brendshëm, në një moment jo të lehtë tensioni politik në vend, e duke marrë edhe koston e një presioni paragjykues publik, fatkeqësisht edhe nga kolegë të profesionit”.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë inkurajojnë të gjithë kolegët gazetarë, të mos intimidohen në punën e tyre, pasi e vërteta dhe profesionalizmi janë aleati më i fortë, që kanë përballë publikut, i vetmi aktor për të cilin ky profesion aspak i lehtë në ditët e sotme, merr vlerën që i takon.

Jetmir Olldashi, gazetari qe intervistoi “bashkepunetorin X”Albert Veliu, nëpërmjet një konference për shtyp, pranoi se edhe përgjimin e pretenduar mes tij dhe vëllait të Ministrit Fatmir Xhafaj, e kishte ideuar vetë.

Historia sipas tij fillon pas telefonatës nga një burim i tij, që i kishte bërë me dije një linjë trafiku kanabisi në Vlorë.

Pas largimit nga televizioni dhe emisioni ku punonte, Olldashi tha se u ndje në rrezik për sigurinë e tij dhe të burimit të tij dhe për këtë kontaktoi deputetin Ervin Salianji, të cilit i dorëzoi materialin e përgatitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here