Shperthejne ujerat e zeza !  Ka mbetur per gjysme projekti qe duhej te kishte përfunduar nje vit me pare

0
675

Ujrat e zeza kane shpërthyer sheshit ! Qytetaret e bllokut te pallateve parafabrikate tek rruga “Memhet Pash Plaku” Xhabie ne qytetin e Shkodres, thone se po vazhdoj kjo gjendje, atehere me rritjen e metejshme te temperaturave, e kane te pamundur te qendrojne ne apartamentet e tyre, per shkak te eres se rende  qe perhapet nga ky mjedis:

Nuk kane munguar ankesat ne Bashkine Shkoder, perfaqesues te secilës jane njohur me gjendjen, por nuk jane marre masa nga ana e tyre per zhbllokimin e tubacioneve te ujerave te zeza:

Kjo zone qe ne tetor te vitit 2016 u perfshi ne nje projekt te Bashkise Shkoder per rikonstruksionin e teresor te mjediseve te saj. Rruget, lulishtet, trotuaret,ndriçimin dhe kanalizimet do te beheshin te reja. Por puna e nisur ka mbetur per gjysme, kur ajo duhej te kishte përfunduar, sipas afatit, ne maj te vitit te kaluar. Drejtuesit e Bashkise Shkoder kane deklaruar se punimet jane nderperere, per shkak te voneses se shpronësimit te disa objekteve. Po behen dy vite, dhe ky probleme nuk eshte zgjidhur, nderkohe nqe ujerat e zeza shpethejne sheshit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here