Çfarë i tha deputeti gjerman Ruçit për çeljen e negociatave

0
596

Zbardhet takimi i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me deputetin gjerman Florian Hahn, njëherësh edhe zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikave europiane. Në takim merrnin pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz.

 

 

Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit, Ruçi e falenderoi deputetin Hahn për mbështetjen e madhe e të veçantë të qeverisë dhe Bundestagut të Gjermanisë, posaçërisht Kancerales Merkel për Shqipërinë dhe progresin e vendit tonë drejt integrimit europian. “Ne i jemi thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel për vizionin e saj largpamës dhe mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe si nismëtare e Procesit të Berlinit. Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në muajin qershor ishte një vlerësim për arritjet e Shqipërisë në plotësimin e pesë prioriteteve si edhe standardeve të tjera të integrimit europian. Ky vendim u mirëprit nga qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë nga populli shqiptar. Shqiptarët”, vuri në dukje Ruçi, ndërsa shtoi se: “dallohen nga popujt e tjerë të Ballkanit Perëndimor për dëshirën dhe vendosmërinë e tyre të padiskutueshme dhe të vazhdueshme për tu anëtarësuar në familjen europiane”.

“Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë e mirepresin vendimin për çeljen e negociatave në qershor dhe e vlerësojnë këtë si një shtysë për të rritur përgjegjësinë dhe angazhimin për hapat tona të mëtejshëm të përmbushjes së kritereve për të qenë anëtarë të denjë të familjes europiane”, tha Ruçi. Deputeti Hahn nënvizoi se vendimi për çeljen e negociatave në mbledhjen e qershorit të Këshillit Europian, i shoqëruar nga kushte të qarta, është vendimi i duhur që duhet të merret për Shqipërinë. “Kjo do të lehtësonte punën dhe përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për integrimin europian dhe progresin e vendit. Kjo do të ndihmojë që populli shqiptar të marrë një sinjal të qartë pozitiv për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Për këtë ne synojmë të kemi edhe mbështetjen e popullit gjerman dhe të popujve të tjerë europianë. Ky është vlerësimi im dhe i grupimit politik që përfaqësoj për çeljen e negociatave më Shqipërinë”, nënvizoi Z. Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here