Basha: Do vazhdojme betejen deri ne fitore, opozita mbyll protesten 2 oreshe, incidente sporadike

0
566

E nisi me rilindasin që kërkonte dritën, por Rilindja e sotme, për Bashën  nuk është tjetër veçse një projekt kriminal, që vrau shpresën e shqiptarëve, të cilën nuk ua vrau dot as komunizmi.

“Kohë më parë popullit iu premtuan vende pune, por të vetmet vende pune janë ato të fushave të drogës, iu premtua mirëqënie, por e vetmja mirëqënie është luksi i shfrenuar për vete e miqtë e saj. Kohë më para iu premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi është mbrojtja e krimit. Ndaj sot shqiptarët duan vetëm të largohen në vitet 90 shqiptarët u turrën drejt botës për të prekur perëndimin, kurse sot kanë frikë të jetojnë në vendin e tyre. Shpresën që nuk e vrau dot komunizmi e vrau Rilindja.  Rilindja është projekt antikombëtar dhe i marrëzisë së një individi, përçmues i atdheut të tij. Etja për pushtet, mungesa e dashurisë për njerëzit e vendit e futi Rilindjen në rrugën e shkatërrimit të kombit, krimit e drogës, borxhe e prapambetje ekonomike. Rilindja u ngrit mbi aleancën me krimin për para vita dhe forcë, mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës me sundimin arrogant e të korruptuar. Rilindja ishte që në ngjizje nje projekt kriminal. Ndaj që ditën e parë rilindja plaçkiti atdheun, vandalizoi demokracinë”.

Sipas tij kjo rilindje ka ndërtuar sistem kriminal e politik, që nuk buron nga politika, po nga pazaret, jo nga vota, por nga paraja, jo nga vetëdija qytetare, por nga mashtrimi e gënjeshtra qeveritare.

“Ka ndërtuar sistem kriminal e politik, që nuk buron nga politika po nga pazaret, jo nga vota por nga paraja, jo nga vetëdija qytetare, por nga mashtrmi e genjeshtra qeveritare.Gjithçka që fitohet me të jane mbahet duke thelluar të keqen, prandaj ministrat e brendshëm janë të lidhur me krimin e drogën se ky pushtet që i ka rrënjët te krimi e droga. Sot nuk duhet të ketë më ansjë iluzion se kjo qeveri do të çlirohet nga krimi”.

Basha apeloi që e vetmja zgjidhje është largimi i kësaj qeverie.

“Sot duhet të jetë e qartë se ka vetëm një rrugë që është largimi i kësaj qeverie. Në këto 30 vite udhëtimi ynë politik ka qenë plot ulje e ngritje, kemi kaluar nga entuziasmi për ndryshim tek ripërtëritja e së keqes, sot nuk kërkojmë thjesht ndryshimin e qeverisë, po ndarjen e politikës nga krimi korrupsioni e keqja, kërkojmë sot një qeveri që punon për njerzit e të ardhmen e tyre. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli”. “Përpjekja jonë është beteja mes së mirës e së keqes, mes njerezve që duan drejtësi, siguri e rend dhe alencës së pushtetit me krimin, problemet që ka Shqipëria nuk është problemi opozitë-qeveri, por mungesa e demokracisdë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsionin, se nuk mbyllim sytë para krimit e drogës, ne sot dëshmojmë se demokracinë mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar”.Duke u bërë bashkë me protestuesit, para protestuesve kreu demokrat tha së nuk kërkon pushtet për veten e tij, por për t’u dhënë kurajo që të ngrihen për të luftuar krimin në politikë, kundër kësaj qeverie.

2 orë zgjati protesta e opozitës, që shënoj disa incidente sporadike, ku mbeten të plagosur disa protestues dhe efektivë policie.Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook e komentoj protestën përmes një falenderimi: “Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here