Hardhia: Kërkoj paratë e dëmshpërblimit për përmbytjet ! “Me thane se i ka mbajtur KESHI, por del OSHEE dhe me pret dritat”  

0
672

I kishin thënë se paratë qe i takonin si dëmshpërblim për demet e shkaktuara nga përmbytjet e viteve 2010- 2011, i kalonin KESH-it pe te shlyer debinë qe ai kishte nga ftuarat e papaguara, por nuk ka ndodhur kështu.  Historia ne fjale i përket Ndoc Hardhise nga Dajçi. Ai tregon se nga 200 mije leke te reja qe duhej te merrte si demshperblim per permbytjet, ka marr 90 mije leke, ndersa pjesen tjeter prej 110 mije leke e merrte KESHI per energjine elektike te papaguar nga viti 2007 deri ne vitin 2015.

Sipas perllogaritjeve te OSHEE-se, Ndoc  Hardhia ishte debitor me gjithe kamatvonesat 140 mije e 416 e 64 leke te reja. Ka per te paguar edhe 30 mije leke dhe e shlyen borxhin.  Nderkohe me te drejte kërkon qe ti jepen parate e demshperblimit per permbytjet, te cilat rezultojnë se nuk i kan kaluar OSHEE-se.

Rasti ne fjale eshte nje tjeter tregues i papergjegjshmerise ne vite te OSHEE Shkoder per te sqaruar problemet qe ka me klientetet e saj. Fakti qe per permbytjet e 7 viteve me pare akoma vazhdojne ne Shkoder histori te tilla abuzive ne dem te qytetareve, kur kane dale vendime te qarta te qeverise se si duhet vepruar, tregon se sa larg halleve te njerëzve jane disa struktura si te pushtetit qendror ashtu dhe ato te pushtetit lokal te Shkodres.Ndoc Hardhia kërkon te dije se ku kane shkuar parate e tij, qe kishte per ti marre si demshperblim ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here