“Aljazeera” kalon në “sitë” Shqipërinë/ Nga protesta e opozitës tek Xhafaj e Tahiri: Tensionet në rritje

0
542

 

Protesta e së shtunës e opozitës është pasqyruar jo vetëm nga mediat europiane, por edhe botërore, mes tyre edhe rrjeti i njohur në Arabi “Aljazeera”. Që nga momenti i protestës dhe përplasjeve në dyert e ministrisë së Brendshme, deri tek akuzat për vëllain e ministrit Xhafaj, por edhe çështja e ish-ministrit Tahiri kanë qenë në fokusin e një shkrimi.

SHKRIMI I PLOTE
Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë një proteste në Tiranë të shtunën, duke i akuzuar ata për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” të shtunën duke kërkuar në kor “Rama ik”. Ata mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe ato të Bashkimit Evropian. Disa prej tyre hodhën gurë dhe objekte të tjera në së Ramës dhe në ministrinë e brendshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se 11 oficerë u plagosën ndërsa përpiqeshin të mbanin protestuesit larg ndërtesave qeveritare.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua protestuesve, duke thënë se kishte ardhur koha që Rama të largohej.

“Ata premtuan punë për njerëzit, por puna e vetme që ka krijuar kjo qeveri janë sektorët ku kultivohet drogë”, u tha Basha mbështetësve.

“Ata premtuan sundimin e ligjit, por kjo qeveri ka mbrojtur vetëm kriminelët dhe zyrtarët e qeverisë të cilët janë të lidhur me kriminelët”.

“Kontrabanda dhe korrupsioni”
Opozita druan se përfshirja e supozuar e qeverisë në krimin e organizuar do të prishë rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pret të nisë negociatat për t’u bashkuar me BE muajin e ardhshëm.

Basha vlerësoi “qindra mijëra” njerëz që morën pjesë në këtë protestë, ndërsa policia nuk dha shifra. Tubimi përfundoi pas rreth dy orësh.

Disa protestues u përpoqën të thyenin një kordon policor të vendosur përpara Ministrisë së Brendshme. Demokratët treguan një foto të kryeredaktorit të gazetës së tyre (RD) dhe supozuan se u plagos në përleshjen me policinë. Protestat u nxitën pasi gazetari Jetmir Olldashi lëshoi një regjistrim të një bisede telefonike, që opozita beson se ishte midis vëllait të ministrit Xhafaj dhe një trafikanti droge.

“Ata folën në telefon dhe kjo është regjistruar (audio). Bisedonin për kontrabandën e kanabisit në Itali”, tha Olldashi për Al Jazeera.

“Qesharake dhe e pabesueshme”
Demokratët akuzojnë Xhafën për mbështetjen e aktiviteteve të drogës që dyshohet se bënte vëllai i tij. Gjatë muajit maj vëllai i ministrit u kthye tek autoritetet italiane për të shlyer një dënim të 2002-it për trafikun e drogës.

Xhafaj i mohon akuzat, duke thënë se do të japë dorëheqjen në momentin kur dëshmitë të vërtetohen.

Avni Ahmetaj i Al Jazeera, duke raportuar nga Tirana, tha se tensionet janë rritur pas vendimit të gjykatës dy javë më parë për të vendosur nën arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri “një kohë të gjatë, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës”, i dyshuar për përfshirje në “trafik droge dhe korrupsion”.

Zyrtarët e akuzuar i hodhën poshtë të gjitha akuzat kundër tyre.

Kryeministri Rama postoi të shtunën në Facebook një falënderim për demokratët që refuzuan të marrin pjesë në tubim.

“Faleminderit të gjithë demokratëve që nuk e mbështesin qeverinë, por megjithatë refuzuan të marrin pjesë në protestë, që tingëllon qesharake dhe e pabesueshme për çdo shqiptar që nuk pranon të dëmtojë vendin e tij për shkak të interesave të fshehura”, tha Rama Rama.

Demokratët pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 nga 140 vende në Parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here