Arrestohet në Kosovë ‘dëshmitari X’, mister arsyet

0
621

Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, më herët si ‘dëshmitari X’ në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më është larguar nga Shqipëria për tu strehuar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se ‘Dëshmitari X’ ka qenë duke qëndruar në Shtime ndërsa është arrestuar bashkë me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat këtë muaj, sikundër ishte paralajmërua edhe më herët, kreu demokrat, Lulzim Basha, zbuloi emrin e dëshmitarit X, aq shumë të përfolur muajin e fundit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here