Punonjesit e fasonerise ne proteste, “Nuk na paguajne oret shtese, kushtet skandaloze te punes”

0
945

Kushtet e vështira të punës në sektorin e fasonerisë por edhe pagat e pashlyera, nxorën në protestë punonjësit e një fabrike në qytetin e Shkodres, e administruar nga “Alb – Ital”. Punëtorët thonë se përveç orëve të gjata të punës, kushteve ekstreme që punojnë, ata nuk janë paguar as për 15 ditëshat e pushimeve, si dhe marrin me vonëse pagesat. Përballë këtij realiteti, ata janë kërcënuar madje se nëse do të flasin, do të largohen nga puna.

Për të negociuar mes tyre dhe administratoreve të firmes, mbërriti edhe kreu i inspektoriatit të punës Agim Shimaj, i cili hasi në revoltimin e punëtoreve.

Janë rreth 400 punonjës të cilët janë të detyruar që të punojnë në të gjitha ditët e javës, pa u paguar për orët shtesë, të pasiguruar, vetëm për të mbajtur familjet e tyre. Protestuesit thanë se do të bllokojnë punën deri në zgjidhjen e problemit. Ky nuk është rasti i parë që punonjësit e fasonerisë dalin në protestë apo ngrënë zërin për të tilla shqetësime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here