Monday, May 6, 2024
Home Politikë Manja: Do Zoti, negociatat hapen; Bylykbashi: Me këtë besim shpresoni vetëm për...

Manja: Do Zoti, negociatat hapen; Bylykbashi: Me këtë besim shpresoni vetëm për kohën e mirë për kanabisin

0
594

Me të njëjtën axhendë si tek Komisioni i Ekonomisë, Partia Demokratike “zbarkoi” edhe tek Komisioni i Ligjeve.

Kryefjalë e diskutimeve të demokratëve, anëtarë dhe jo anëtarë të Komisionit, ishte lirimi i Tahirit dhe kërkesa për largimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tyre, lidhjet që kjo qeveri ka me krimin po bëhen pengesë për hapjen e negociatave.

Gjatë debatit nuk munguan dhe batutat.

Alibeaj: Dje ndodhi më e paimagjinueshmja, ai që do duhej të ishte kali i betejës në luftën tonë të përbashkët për çeljen e negociatave nuk bëri gjë tjetër veçse atë të cilën është i provuar që është i zhytur në veprimtari kriminale, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, anëtarët e të cilëve janë sot të gjithë në burg, i vetmi që ndodhet në Shqipëri gëzon aromën e lirisë socialiste edhe rilindase. Kjo është marka me të cilën ne do të porezantohemi me 28 qershor, kjo është dhurata dhe kontributi që do tu japim ne europianëve që ata të na pranojë në gjirin e tyre. 

Apo rasti tjetër, Ministri i Brendshëm aktual në detyrë i kapur në flagrancë duke mbrojtur një pjestar të familjes së vet duke mbrojtur detyrën shtetërore qoftë si kryetar i komisionit të ligjeve dhe sidomos tani si Ministër i Brendshëm që fsheh dënimin penal, bën gjithçka për ta mohuar, më pas detyrohet ta pranojë dhe për t’ia hequr drejtësisë siç zakon e ka bërë kjo qeveri e degdis vëllain e vet në Itali për t’ia fshehur procedimin penal. Kjo është marka me të cilën do të shkojmë në Europë, duke eksportuar atje edhe familjarët tanë të dënuar?Jemi 30 ditë para dhe gjitha këto 30 ditë do na keni këtu për t’ua kujtuar ju dhe shqiptarëve deri ditën kur europianët të vlerësojnë, meritojmë apo jo.

Manja: Numërimi ka filluar mbarë se me 28 ne presim një vendim pozitiv nga Këshilli Europian. Do Zoti për shqiptarët ecën mbarë dhe jo mbrapsht si thotë opozita.

Bylykbashi: Zoti Manja, sa ishim 8 vjet ne në qeveri, integrimi europian nuk ishte shpresojmë tek Zoti, por shpresojmë tek puna që bëhet.

Manja: Patjetër që me besimin në Zot por edhe tek puna.

Bylykbashi: Me besimin tek Zoti mund të shpresoni vetëm për kohën e mirën për të rritur kanabisin përsëri, gjë tjetër jo. Ju prodhoni mafie. E keni eksportuar kudo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here