Presidenti Meta dekoron me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kardinalin Ernest Troshani

0
654

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në meshën e shenjtë të së martës, në Kishën e Shën Andonit, në Laç.

Pas vizitës në kishë, kreu i shtetit e dekoroi  Kardinalin Ernest Troshani me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me rastin e vitit të Skënderbeut dhe të 90-vjetorit të lindjes së kardinalit shqiptar.

“Jemi këtu në kishën simbol të qendresës dhe lutjeve për të nderuar një nga simbolet e gjalla si rrallë kush tjetër të qendresës dhe lutjeve, një personalitet të spikatur të besimit katolik, një promovues universal të vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, Kardinalin Ernest Troshani. Dëshiroj të nderoj kardinalin e shquar me dekoratën më të lartë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”, tha Meta.

“Kjo dekoratë me emrin e madhështorit dhe  të pavdekshmit, Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët siç do të shprehej Fan Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani si përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ja kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes dhe qendresës dinjitoze në shërbim dhe respekt të atdheut dhe kombit”, shtoi ai.

“Kardinali Ernest Simon Troshani është një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikeve shqiptarë që u persekutuan mizorisht, u dënuan dhe marterizuan vetëm se shpirtin dhe veprën e  tyre i kishin të lidhura me lirinë e besimit dhe ndërgjegjes. Është simbol i rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave dhe idealeve kombëtare”, theksoi Presidenti Meta.

Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani e nderoi kardinalin Ernest Troshani me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here