“Lista e zeze” e ndertuesve, Paralajmerimi i Aluiznit, asnje leje pa mbyllur ndertimet e vjetra

0
1237

 

Asnjë subjekt ndërtimi që nuk ka mbyllur procesin e legalizimit për pallatet që ka ndërtuar më parë nuk do të pajiset me leje të re ndërtimi. Kështu u shpreh kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame, i cili tha se bashkive, drejtorive të tatimeve, sipas përkatësisë, do tu çohet “lista e zezë”.

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 1200 objekte të evidentuara të këtij lloji, dhe vetëm këto muajt e parë të vitit janë legalizuar 102 pallate.

Kreu i ALUIZNIT bëri thirrje që jo vetëm qytetarët të plotësojnë dosjen me dokumentet e nevojshme nëse duan të marrin legalizimin, por edhe administratorëve ligjorë të pallateve që e gjejnë veten në këtë listë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here