Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje Moisi Habilajn

0
650

Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje në Katania tre anëtarë të grupit të Habilajve.

Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara udhëtuan të hënën në Itali.

Ditën e djeshme prokurorët morën në pyetje Meridian Sulajn, ndërsa sot është pyetur Moisi Habilaj.

Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali.

Nesër më 31 maj në Itali nis gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve.

12 persona shqiptarë dhe italianë të drejtuar nga Moisi Habilaj akuzohen për trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here