Zbulohet vendbanimi antik ne Bushat, Arkeologet: Mendohet se i perket periudhes III – II para Krishtit

0
1829

 

Shkodra pa frikë mund të cilësohet një thesar i fshehur, që sa herë gërmon në nëntokën e saj, do të arrish të zbulosh gjurmë të vjetra të qyteterimeve. Këtij vendbanimi antik është arritur t’i nxirret në dritë porta hyrëse e tij.

Gërmimet po kryhen nga misioni Shqiptaro – Polak dhe kanë nisur prej 2 javësh, por përpara do të kenë rrugë të gjatë për të bërë deri në zbulimin e plotë të këtij vendbanimi që mendohet se shtrihet në rreth 20 hektarë. Nis në ultësirë për të përfunduar mbi kodër, pak metra larg rrugës kryesore Shkoder – Tiranë. Emri antik i këtij qyteti ende nuk dihet, detajet që janë zbuluar janë të pakta, por pritshmëritë janë të mëdha.

 

Prof.Piotr Dyczek tregon se paralelisht po punohet në të gjitha sitet arkeologjike të Shkodres, për krijimin e hartës së shpërndarjes së vendbanimeve antike, që do të shërbejë për të studiuar historinë ilire, rrjetin urban dhe rrugët lidhese.

Për zbulimin e plotë të këtij vendbanimi të hershëm do të nevojiten punime që zgjasin të paktën rreth 8 vite, për të patur një panoramë të plotë të konstruktit të këtij qyteterimi të hershëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here