Përfundon seanca për Moisi Habilajn, çfarë ndodhi sot në gjykatën e Katanias

0
748

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj grupit “Habilaj” ditën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Katanias.

Seanca u zhvillua për 14 të akuzuarit për trafik droge nën masa të rrepta policore. Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti kërkuan gjykim të shkurtuar. Të njëjtën gjë kërkoi edhe Meridian Sulaj.

Ditën e djeshme Habilaj, Seiti dhe Sulaj u morën në pyetje nga dy prokurorët shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara. Seanca e radhës për grupin “Habilaj” do të mbahet më 25 shtator.

Hajdarmataj, i cili është dhe kreu i grupit të hetimit për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, udhëtoi tre ditë më parë drejt Katanias.Objektivi parësor i prokurorëve është sigurimi i informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, duke rifituar lirinë.

Moisi Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë. Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here