Dhune ndaj gjyshes,arrestohet 20 vjeçari

0
771

Një 20 vjeçar nga qyteti i Gjirokastrës ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit se ai dhunonte sitematikisht gjyshen e tij.

 Sipas policisë, i arrestuari i identifikuar si Mihal Aleksandropulos ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj 61 vjeçares me iniciale Sh. R.

Sakaq policia ka nisur procedurat ligjore ndaj 20 vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Mihal Aleksopulos, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij shtetases Sh.R, 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nenet 130/a dhe 236/2 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here