Rikthehet taksa e Rrugës së Kombit, “Aplikimi, jo si herën e parë. Banorët do informohen”

0
707

Pas protestës së banorëve të Kukësit, të cilët shkatërruan sportelet e vendosura për vjeljen e taksës së Rrugës së Kombit më shumë se dy muaj më parë, duket se rindërtimi i tolleve po shkon drejt përfundimit. Firma koncesionare ka rikuperuar të gjitha dëmtimet e 31 marsit, madje ka shtuar edhe sportele të reja me qëllim përshpejtimin e procedurave të kalimit të automjeteve.
Pritet që javën e ardhme kryeministri Rama të prezantojë vetë mënyrën e re të tarifimit dhe rishikimit të taksës kryesisht për banorët e zonës.

 

 

Aplikimi i taksës nuk do të nisë menjëherë, por do të ketë një periudhë informimi për banorët me qëllim sqarimin sa më mirë të funksionimit të tarifimit.

Pas bërjes publike të këtij lajmi ka reaguar opozita. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, përmes një statusi në “Facebook” shprehet se Rama po provokon sërish duke provuar edhe njëherë taksën e Rrugës së Kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here