E diel pa debate politike…

0
563

E diela duket se ka zbutur dhe debatet politike në vend. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me tarifën që do të vendoset në rrugën e kombit. duke iu referuar lajmit se brenda javës do të firmoset marrëveshja e re me kompaninë koncensionare, spaho shton se ky është një tjetër provokim.

I ke bere gabim llogarite Edi Rama. Nuk paske vene mend nga hera e pare. Kur njerëzit humbin çdo shprese nuk ka force dhe arrogance qe ti ndale. Harroje qe kuksianet apo çdo shqiptar te paguajnë takse per ate rruge dhe kane te drejte te veprojnë kështu. Kij kujdes se kete radhë do te te vijnë deri ne Tirane. Dhe nuk do te jene vetëm…“, shprehet Spaho në qëndrimin e tij.

Ndërsa Jorida Tabaku në reagimin e saj ka sjellë në vëmendje situatën me biznesin. “Në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat. Çdo biznes që mbyllet do të thotë rroga që nuk paguhen më, kryefamiljarë dhe të rinj që mbeten pa punë, më pak të ardhura dhe më shumë varfëri për familjet shqiptare. Të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike!”, shprehet tabaku.

Por edhe kryeministri Rama ka reaguar përmes facebook. në një postim të parë ai paraqet një shkrim të të revistës gjermane “Die Welt” mbi mrekullitë e vijës bregdetare të Shqipërisë. Ndërsa më tej në një përmbledhje të javës, Rama ka postuar dhe pasqyrën e lajmeve kryesore të qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here