Debat e akuza për protestat e 26 majit 2018 dhe 21 janarit 2011

0
542

Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë debatuar ashpër në Komisionin e Medias ku ishte parashikuar seanca dëgjimore me gazetarin, Bledi Kasmi. Opozita ka akuzuar se u ushtrua dhunë ndaj protestuesve në 26 maj para Ministrisë së Brendshme, ndërkaq mazhoranca ka sjellë në vëmendje katër protestuesit e vrarë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë.

Seanca dëgjimore me gazetarin Blendi Kasmi në komisionin parlamentar të medias është kthyer në një betejë akuzash mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Demokratët janë shprehur se policia ka dhunuar Kasmin në protestën e 26 majit para Ministrisë së Brendshme, ndërsa socialistët kanë risjellë në vëmendje 21 janarin ku u vranë 4 protestues.

Fidel Ylli: Me 21 janar ju e dini që qeveria e asaj kohe, Sali Berisha, shpalli puçistë katër gazetarë.

Ndërhyn Vokshi.

Luçiano Boçi: Ti ke qenë organizator, legen

Fidel Ylli: Legen je tim, halabak, rrugaç.

Edmond Spaho: Fjalorin që u përdor ndaj kolegëve të opozitës duke i quajtur vrasës. Vrasësit i gjeni në tjetër drejtim jo tek opozita. Vrasësit i keni pasur mes jush.

Me fashë në kokë, kryeredaktori i RD-së,  Bledi Kasmi, ka dhënë dëshminë e tij para Komisionit të Medias për dhunën në protesten e opozitës.

Duke iu përgjigjur deputetëve të PS-së, ai u shpreh se nuk ka goditur asnjë efektiv, dhe se për të kuptuar të gjithë ngjarjen duhen të gjitha pamjet dhe jo vetëm një sekuencë, duke theksuar dhe një herë se ishte duke kryer detyrën.

Bledi Kasmi: Nuk kishte zgjidhje tjetër përvecse të vetëmbrohej. Një nga këto zgjedhje ishte dhe ajo që zgjidha unë, të vetëmbrohesha, duke vendosur duart tek bandiera e hekurt dhe duke moslejuar precipitimin e dhunës së mëtejshme.Dua tju kujtoj edhe nga fotografitë, janë shumë gazetarë që kanë qenë në vijën e parë dhe nuk e di pse shkopi i hekurt më përzgjidhi vetëm mua. Janë fotografitë që tregojnë që gazetaret ishin mes protestuesve. Në këto kushte është detyrë e gazetarëve që të ndodhen aty ku ndodhi lajmi. 

Në spital më ka ardhur drejtori i policisë, zoti Veliu, më ka vizituar dhe është mirëpritur nga ana ime dhe familjarët e mi. E mora mesazhin e drejtorit si një ndërhyrje për të arritur një lloj paqtimi për atë që kishte ndodhur. Zotëria më tha që kishte ardhur për situatën shëndetësore. Në ato momente i shpjegova se u godita nga një shkop gome shumë i fortë. Ka ndërhyrë dhe më ka thënë që shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty e kuptova se vizita e tij nuk kishte qëllim që të dënonte dhunën dhe të distancohej, por kishte si qëllim të manipulimit të së vërtetës.

Deputetët e opozitës do të depozitojnë në Kuvend një draft rezolutë për dhunën ndaj gazetarëve.

Vokshi i bëri thirrje edhe mazhorancës që të bashkohen me opozitën në këtë nismë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here