E goditi rrufeja teksa kulloste bagëtitë, vdes tragjikisht 22-vjeçari shqiptar

0
1079

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku ka humbur jetën tragjikisht një i ri shqiptar.

Ngjarja ndodhi të shtunën, në Eordea, Kozani. “Zogla” shkruan se 22-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një rrufe teksa kulloste bagëtitë.

Mësohet se trupi i pajetë i të riut u gjet nga një tjetër shqiptar. Ndërkohë, nga rrufeja pak orë më vonë humbi jetën edhe një shtetas grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here