“Nuk ka gardh mes Shqiperise – M. Zi”, Zv/ministrja Voda mohon nje hap te tille nga shteti fqinj

0
726

 

 

Mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk do të ketë asnjë gardh që frenon kalimin e klandestinëve. Kështu shprehet zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila zhurmën e madhe të krijuar kohët e fundit e quan thjesht një skup mediatik. Voda është i pari zë që flet zyrtarisht nga shteti shqiptar për këtë problem. Edhe pse shefi i Departamentit për mbikëqyrje të kufirit shtetëror në Malin të Zi, Vojisllav Dragovic e deklaroj një fakt të tillë në televizionin Malazez, numri dy i punëve të brendshme e mohon një nisëm të tillë.

Fluksi i emigranteve të cilët zgjedhin Shqipërinë si pikë kalimi për në vendet e Bashkimit Evropian është në rritje. Në total nga fillimi i vitit e deri në maj janë ndaluar 2133 emigrantë.

Shqipëria nuk konsiderohet si vend transit për flukset e emigrantëve, por nga ana tjetër policia ka rritur ndjeshëm vëmendjen ndaj këtij fenomeni.

Në fund të qershorit një grup ekspertësh nga Frontex do të vijnë në Shqipëri dhe do të ofrojnë asistencën teknike në menaxhimin e kufijve dhe problemet me emigrantët e paligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here