Testohen maturantët, 37 mijë maturantë zhvilluan provimin e Gjuhës së Huaj

0
676

Mes emocioneve rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin testuan të hënën njohuritë në provimin e gjuhës së huaj. Provimi që u zhvillua në 206 gjimnaze nisi në orën 10, ndërsa jo pa emocione ishin familjarët e tyre të cilët i shoqëruan maturantët te dera e shkollës dhe pritën aty deri në përfundim.

“Kam një emocion të paparë tani”.

Administratorët ishin ata që u kujdesën për mbarvajtjen e provimit që në disa shkolla u zhvillua vetëm në klasa e në disa të tjera në ambiente më të mëdha si palestrat apo korridore.

Teuta Dobi, Drejtore e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’: Administratorët që janë këtu janë të zgjeddur me anë të një shorti nga Drejtoria Arsimore.Brenda shkollës në orën 10:00 që fillon provimi, gjithë personeli i shkollës largohet dhe nuk ka asnjë të shkollës.E merr në dorë shkollën përgjegjësi i provimit dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit. Janë Albert Dervishi, 43 administratorë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe 9 përgjegjësa kati. Janë dhe 10 sekretues.

Ndërsa jashtë ambienteve të shkollës ishin ne dispozicion efektivët e policisë. Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi, tha se ishin në gatishmëri 560 punonjës policie.

Albert Dervishi: Nga ana e policisë së shtetit janë marrë në ruajtje Agjencia Kombëtare e Provimit dhe Qendrat e Kontrollit të Provimeve, në të cilat ka punonjës policie me 24 orë.

Testimi i gjuhës së huaj zgjati dy orë e gjysmë dhe në përfundim, maturantët e vlerësuan jo të vështirë.

“Nuk ishte as i vështirë, as i lehtë por ishte shumë i mirë për nivelin B1”.

“Shumë i lehtë, i bëra të gjitha”.

” Si provim i parë kishim emocione por ikën gjatë rrugës”

Por a patën mundësi të komunikonin me njeri-tjetrin gjatë provimit?

” Jo nuk bëhej fjalë”.

Ndërsa disa të tjerë u shprehën se konstatuan problematika dhe mundën të komunikonin brenda ne klase.

“Mësuesit nuk ushtruan kontroll të rreptë tek nxënësit. Patën mundësi dhe e bënë, jo shumica por disa prej tyre”.

Por administratorët pohojnë se provimi u zhvillua konform rregullores së Maturës Shtetërore.

Maturantët pritet të njihen me rezultatet brenda 10 ditësh, ndërsa provimi i rradhës do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe letërsisë që do të zhvillohet në datën 8 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here