Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Zbatimi i reformës, EURALIUS: Tejkalohen afatet e vendosura në Kushtetutë

Zbatimi i reformës, EURALIUS: Tejkalohen afatet e vendosura në Kushtetutë

0
566

Një raport i fundit i Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, mbi projektin “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, konstaton vonesa në zbatimin e reformës në drejtësi.

Raporti që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti, thekson se gjatë reformës, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjatur dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë.

“Për shkak të vonesave, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar. Themelimi i institucioneve të reja drejtuese të drejtësisë varet nga rivlerësimet e kandidatëve të gjykatësve dhe prokurorëve” – thuhet në raport.

EURALIUS theksoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshirë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.

Sipas raportit, KLD lejoi një vonesë të madhe për masat disiplinore të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë ndaj disa gjyqtarëve, duke djegur afatet e vendim-marrjes.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është themeluar. Institucioneve që rekrutojnë apo zgjedhin anëtarët e rinj të drejtësisë iu kërkohet që të sigurojnë krijimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Euralius, “Shkolla e Magjistraturës duhet të vazhdojë të jetë institucioni qendror për të përgatitur me cilësinë më të lartë profesionale gjyqtarët dhe prokurorët”.

Parlamentit i kërkohet të përfundojë punën me ligjet e reformës në drejtësi ndërsa KLD dhe KLP duhet të krijojnë standardet dhe praktika të për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që të sigurohet një sistem i besueshëm dhe transparent i meritës.

Sipas Euralius, gjykatat duhet të vendosin këshillat gjyqësor brenda afatit të ri ligjor, e, pas themelimit KLGJ duhet të sigurojnë funksionimin e gjykatave në përputhje me ligjet e reformës. Problem mbetet edhe numri i madh i noterëve për çdo banor, sidomos në kryeqytet, gjë që ka ulur profesionalizmin, por kjo temë do të zgjidhen me një ligj të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here