Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Apeli i Presidentit Meta: Kujdesi ndaj mjedisit, përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të...

Apeli i Presidentit Meta: Kujdesi ndaj mjedisit, përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme

0
610

 

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë për një mjedis të pastër.

Në Ditën Botërore të Mjedisit, Presidenti Meta në një postim në Facebook thotë se është e nevojshme që të angazhohen të gjitha pasurite kombëtare në funksion të mjedisit.

Statusi i Presidentit Meta

Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here