Wednesday, May 8, 2024
Home Uncategorized Gjobiten furgonat, morën pasagjerë jashtë stacioneve në autostradë

Gjobiten furgonat, morën pasagjerë jashtë stacioneve në autostradë

0
753

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë 14 shoferë furgonësh që transportonin pasagjerë, pasi ndalonin jashtë stacioneve për marrjen dhe zbritjen e udhëtarëve duke shkaktuar rrezik për aksidente. Kontrollet u kryen në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas. Rrugorët thonë se problem janë edhe këmbësorët që nuk përdorin mbikalimet apo nënkalimet.

Policia penalizon drejtuesit e furgonëve që ndalojnë për të marrë pasagjerë jashtë stacioneve duke u bërë shkak për aksidente.

Në disa pika kontrolli përgjatë rrugës interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, Rrugorja ka gjobitur 14 shoferë që merrnin pasagjerë jashtë stacioneve përkatëse.

Policia tha e janë kontrolluar gjithsej 50 mjete të kësaj kategorie dhe janë vendosur 14 masa administrative për shkeljet e konstatuara.

Përveç gjobave për mjetet e shërbimit publik rrugorët apelojnë që këmbësorët të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Një tjetër shqetësim për Policinë e Tiranës është mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët, duke kaluar jo në mbikalimet apo në vijat e bardha, por në vendet e pa lejuara duke ju ndërprerë rrugën automjeteve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here