Nishani: Skandal, qeveria po mbledh të dhënat për manipulimin e zgjedhjeve. Veproni tani!

0
498

Pas akuzave të bërë publike nga Partia Demokratike se qeveria po mbledh të dhëna personale të prindërve dhe pacientëve për zgjedhjet e ardhshme, vjen edhe reagimi nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Ky i fundit përmes një status në ‘Facebook’ e cilësoi skandal veprimin e qeverisë, që sipas tij nuk ndodh në asnjë vend normal. Mes të tjerash ai u bëri thirrje shqiptarëve të veprojnë.

REAGIMI I NISHANIT
Qeveria shqiptare urdhëron marrjen e të dhënave personale të shqiptarëve duke përdorur shkollat dhe spitalet.
Qëllimi : manipulimi i zgjedhjeve !
Një skandal që nuk mund të ndodh në asnjë vend normal.
Bota demokratike duhet ta dënoj këtë praktikë autoritariste.
Veproni tani!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here