Friday, May 17, 2024
Home Politikë Reforma në drejtësi, Rama: Pjesë e vettingut do të jenë politikanë dhe...

Reforma në drejtësi, Rama: Pjesë e vettingut do të jenë politikanë dhe biznesmenë

0
540

Kryeministri Rama është ndalur gjatë së shtunës në Lushnje për turin e llogaridhënies nga ku tha se vettingu nuk do të falë asnjë gjyqtar e prokuror të korruptuar ndërsa paralajmëroi se në këtë proçes do përfshihen edhe politikanë e biznesmenë. Kreu i qeverisë bëri apel që të denoncohen të gjithë ata punonjës të administratës që abuzojnë me detyrën, ndërsa premtoi më shumë punësime gjatë këtij viti.

Pas gjyqtarëve dhe prokurorëvë, pjesë e procesit të vettingut do të jenë edhe politikanë e biznesmenë.Ky ka qenë paralajmërimi i bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë turit të llogaridhënies në Lushnje.

Rama tha se “dardha e ka bishtin pas “dhe se reforma në drejtësi nuk do të ndalet deri sa sistemi të pastrohet nga të gjithë të korruptuarit në çdo nivel që ata janë.

Rama: Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë.

Në lidhje me punësimin, Kryeministri tha se deri në fund të vitit do të punësohen 25 mijë persona ndërsa bëri apel që të denoncohen të gjitha punonjësit e administratës që abuzojnë me detyrën.

Rama prezantoi para qytetarëve lushnjarë të gjitha reformat e ndërmara nga qeveria që ai drejton, ndërsa i ftoi ata që për çdo ankesë të përdorin platformën online  shqiperiaqeduam.al, duke i premtuar një përgjigje të shpejtë për problemin që do të kenë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here