Puke, mbrojtja e pyjeve nga zjarret, Gjoni: I kemi ndare me sistem patronazhi per çdo fshat dhe zone

0
689

Automjetet zjarrfikëse te Bashkisë se Pukës, ndonëse mbahen ne gatishmëri, janë mjaft te amortizuara për te përballuar terrenin e saj malor ne raste zjarresh ne pyje, gjate periudhës se vërës.  Por, pavarësisht këtij problemi, Kryetari i kësaj Bashkie, Gjon Gjoni, thotë se janë marre masat organizative me sistem patronazhi, te sipërfaqes pyjore për çdo fushat. Për këtë janë angazhuar kryetaret e fshatrave dhe barinjtë, krahas inspektoreve te pyjeve dhe vëzhguesve te ndare sipas zonave. Ata janë pajisur me numra telefoni, për te njoftuar për çdo rast  zjarri, ne kohen me te shpejte.

Gjoni thote se me mjetet zjarrfikëse ne dispozicion, ashtu si deri me sot, nuk heziton qe te ndihmoje ne raste emergjente edhe bashkine Fush Arrez dhe Bashkine Vau Dejes. Ai kujton se ligji e ka te sanksionuar qarte ndarjen administrative dhe veprimin e mjeteve zjarrfikëse  por, sido qe te jete puna, as qe vihet ne dyshim ndihma e Bashkise Puke me mundesite qe ka:

Siperfaqja pyjore e Bashkise se Pukes arrine ne 47 mije hektare, ndersa e Bashkise Fush Arrez ne 46 mije hektare, ku kryesisht dominojne masivet me pisha. Vitin e kaluar vetem nje vater zjarri ka pasur ne kete zone, konkretisht ne Karme ku kufizohet me pyjet e Bashkise Vau Dejes. Pyjet dhe mineralet jane pasuria natyrore kryesore qe ka e gjithe kjo zone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here