Mazhoranca bojkoton komisionin për Teatrin, deputetja e LSI: Vula e turpit të kësaj qeverie

0
503

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka kritikuar bojkotin e mazhorancës gjatë mbledhjes së komisionit ku diskutohej mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një status në Facebook, Mehmetaj shkruan se kjo është padyshim vula e turpit të kësaj qeverie.

“Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar,” shkruan ajo.

Statusi i plotë

E pa parë dhe e pa dëgjuar

Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.

A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit?

Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here