Perfundon pelegrinazhi ne Laç, mbi 1 milion besimtare me qirinj e lutje ndaj ketij shenjti

0
1260

 

 

E kanë zbardhur mbi gurët e bekuar të kishës së Shna Ndoit në Laç. E marta e 13 mblodhi në kishën kushtuar këtij shenjti, mbi 1 milion pelegrinë, të të gjitha besimeve. Shna Ndoi konsiderohet shenjti i të gjithëve. Quhen 13 të martat e Shna Ndoit, që nisin në Mars e përfundojnë më 13 Qershor. Ditë të shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të hershme. Me qirinj në duar e lutje të ndryshme besimtarët kanë përshkruar në këmbe rrugën drejt vendit ku ndodhet kisha.

Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata besojnë në mrekullibërjen shëruese të kësaj Shenjtoreje. Në këtë kishë monumentale në fillimet e shekulit XX ka shërbyer dhe françeskani i madh At Shtjefën Gjeçovi dhe të tjerë misionarë. Dyndjet masive për në Kishën e Laçit janë të pakrahasueshme me asnjë peligrinazh tjetër ndër ne. Pelegrinazhi në Kishën e Laçit shoqërohet çdo vit me masa te shtuara nga pushteti lokal. Rrugëtimi i besimtareve drejt Kishës se Laçit është monitoruar nga forca policore dhe shërbimi i urgjencës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here