Publikohet studimi per gjakmarrjen, Luani: Ne Shkoder 156 familje ne gjakmarrje, qarku me problem

0
1362

Për herë të parë në Shqipëri për gjakmarrjen mund të flitet me shifra të sakta. Pas një viti punë intensive, duke shkelur me këmbë çdo zonë, e duke trokitur derë me derë, shoqata “Gjenerata e Re” me ndihmën e autoriteteve policore dhe OSHEE ka mundur të nxjerrë të dhenat reale të familje në gjak, apo atyre të ngujuara. Tv1 Channel ishte në shkollën “Pashko Vasa”, aty ku jep mësim Liljana Luani, nismëtare e këtij studimi. Ajo tregon me keqardhje se Shkodra mbetet qarku më problematik me 156 familje në gjakmarrje, ndërsa në total në 6 qarqe janë 591 familje, e të larguara nga atdheut 113.

Ka patur familje që nuk i janë përgjigjur studimit dhe ato janë mirëkuptuar, për shkak se nxjerrja e të dhënave mund t’u kushtojë jeten. Lëvizja demografike ka bërë të sajën, ku largimet kanë ndodhur jo vetëm nga një qytet në tjetrin, por edhe jashtë Shqipërie. Luani apelon që pas këtij studimi, shteti të vërë dorë, për ta zgjidhur përfundimisht këtë plagë.

Një shpresë ajo e ka tek reforma në drejtësi.

Sipas këtij studimi në Shkoder janë 17 familje të ngujuara, 47 të larguara jashtë vendit, ndërsa disa dhjetëra fëmijë braktisin shkollën dhe kanë nevojë për mbështetje psikosociale. Qyteti brenda ka 76 familje në gjakmarrje, Vau i Dejës, 36, Malësi e Madhe 22, Puka 13, Fushë-Arrëzi 9 familje me gjakmarrje. Qarku i dytë më i prekur është Lezha me 102 familje në gjakmarrje. Më pas vjen Dibra me 89 familje, Kukësi 87, Durrësi 86 dhe Tirana 68. Kryeqyteti dhe Durrësi janë kthyer në vendshtrehime për familje nga qarqet e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here