Debati për teatrin, Veliaj: Projektligji nuk është marrëveshje përfundimtare

0
644

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një tryezë të gjerë konsultimi me artistë mbi çështjen e Teatrit Kombëtar. Në prezencën e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro Veliaj renditi të paktën tre argumente që sipas tij çojnë në konkluzionin që teatri duhet të rindërtohet.

Veliaj: Nëse do ti bënim një ekuivalentim për 9500 metra katrorë do të ishin 30 milion euro në mënyrë që të ketë të gjithë parametrat e një Teatri modern. Pjesë të nostalgjisë në projektin e ri është e gjitha e hapur për diskutim dhe nuk kemi limit të fantazisë. Kam dëgjuar disa faktorë politik që thonë çoji tek Bregu i Lumit, apo në Kashar. Unë mendoj se ai nuk meriton përgjigje. 

Ndërsa sa i përket ligjit të paraqitur për votim në kuvend ai shprehet se drafti është për nisjen e bisedimeve për ndërtimin dhe nuk duhet ngatërruar me ndërtimin

Erion veliaj: Pra nuk është ky drafti final. Unë ju thashë doni që të bëjmë një përfaqësi, ftesë të hapur që të jetë prent dikush. 

Aktorët kanë shprehur idenë se duhet një teatër i ri, por  në bazë të një studimi.

Robert Ndrenika: Si te varrezat e dëshmorëve, është një gru i bukur dhe është një pllakë e shkruar bukur dhe thonë që këtu deri në vitin kaq ka qenë varreza e dëshmorëve. I gjithë ai kompleksi i teatrit është një gjë që mund të ruhet. E do një teatër të mirë, të ri që mund të vejë 100-200 vjet dhe e meriton Tirana.

Reshat Arbana: Nëse do vazhdoni të dëgjoni të gjithë sa jemi këtu nuk do mbarojmë kurrë, mendojeni mirë këtë punë, merrni arkitektë, njerëz që janë artëdashës se me 200 vetë nuk do të dilni në krye. 

Nga ana e tij Robert Bodina ritheksoi se teatri kombëtar ka historinë brenda tij.

Robert Bodina: Aty kanë lindur të gjitha institucionet e kulturës shqiptare. Nëse ju gjëni një vend tjetër më të shenjtë se ai na i thoni që ta dimë.

Arben Derhemi nga ana e tij shton se nuk tërhiqen nga asnjë metër katror

Arben Derhemi: E vetmja gjë që ne nuk cedojmë në asnjë moment është çdo cm i teatrit, ai është vend i shenjte. Është Jeruzalem!.

Luftëtar Paja  i qëndroi idesë për një teatër të ri.

Luftëtar Paja: Duke i respektuar të gjitha mendimet e kolegëve po e them që në fillim, jam për teatër të ri. 

Takimi nuk i shpëtoi as debateve.

Ndërkaq Alfred Trebicka solli në vëmendje dhe vlerat që mbart historia

Alfred Trebicka: Të gjithë kemi qenë në Romë, apo dhe më gjerë se Roma dhe të gjitha vendet ku ka folur Musolini janë akoma dhe kësaj dite. 

Gjatë diskutimeve u theksua se për vendimin duhet një konsultim i plotë mes palëve dhe transparencë. Ndërsa skepticizmi sipas diskutantëve niset dhe prej veprimeve me ndërtesat në të shkuarën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here