Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet KPK hap sot dosjen e prokurorit Gentian Trenova

KPK hap sot dosjen e prokurorit Gentian Trenova

0
1044

Komisioni i Pavarur i kualifikimit do të zhvillojë sot mbledhjen e rradhës ku do të shqyrtohet dosja për prokurorin Gentian Trenova.

Trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici do të marrë në shqyrtim të gjitha dokumentat e pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës për të dalë më pas në vendimin nëse Prokurori i Apelit në Tiranë do të vazhdojë apo jo detyrën.

Trenova është një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë dhe është i dyti nga KED që kalon procesin e vettingut pas anëtares zëvëndësuese Altina Xhoxhaj, e cila nuk e kaloi procesin e vettingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here