Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Ruçi në Asamblenë e PABSEC: Asnjë vend i rajonit nuk mund të...

Ruçi në Asamblenë e PABSEC: Asnjë vend i rajonit nuk mund të zhvillohet i veçuar

0
595

Nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 51 të PABSEC, kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi bëri thirrje për bashkëpunim të vendeve të rajonit për zhvillim të përbashkët.

Në cilësinë e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Detit të Zi, Ruçi thotë se asnjë vend i vetëm nuk mund të ecë përpara i veçuar nga të tjerët.

Ruçi: Bashkëpunimi ynë na ka bërë të vetëdijshëm se nuk mund të ketë zhvillim dhe mirëqënie të popullit, të cilit ne i përkasim, veçmas mirëqënies së popujve të tjerë të rajonit tonë. Ekonomi të fortë, zhvillim të qëndrueshëm, sisteme solidare, janë shtyllat ku mbështet mozaiku i kulturave dhe vlerave që sjellin në këtë organizatë.

Zëvendës/Ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, tha se Shqipëria pret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë në mënyrë që të ecet përpara.

Xhafaj: Ne e vlerësuam vendimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, po ashtu presim që vendet anëtare të vendosin për hapjen e negociatave me vendin tonë për të ecur përpara.

Kjo Asamble u krijua si pasojë e ndryshimeve të mëdha politike në fund të viteve 1980, kur popujt e rajonit të Detit të Zi u shfaqën përsëri në skenën botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here