Arrestohen në Francë 2 shpërndarës shqiptarë droge, ja kush i denoncoi dhe si u zbuluan

0
1093

Xhandërmaria franceze ka prangosur dy shqiptarë në Annecy-le-Vieux, të cilët posedonin 300 gram heroinë, 90 gram kokainë, si dhe 3.000 euro para cash.

Të dy burrat ishin parë nga një banor i qarkut të Minoterie, i cili kishte raportuar pranë xhandarmërisë për sjelljen e dyshimtë të disa individëve që dukeshin se angazhoheshin në trafik pranë një stacioni autobusi.

Policia u vu në lëvizje duke i mbikëqyrur ata dhe disa orë më vonë të dy burrat u ndaluan në flagrancë.

Të dy burrat u dërguan në paraburgim dhe më pas u paraqitën më gjyq më 20 qershor pranë Gjykatës në Annecy, ku u dënuan me 18 muaj burg dhe ndalimin e përhershëm në territorin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here