Gjermania “PO” të kushtëzuar për hapjen e negociatave

0
904

Bundestagu gjerman vendosi një “PO” të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë, i ndikuar nga reforma zgjedhore dhe procesi i vettingut.

Në takimin e zhvilluar për një qeverisje të mirë drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer, Walter Glos tha se për këto dy procese ka ende rezerva. Ai nënvizoi se skepticizimi shtohet edhe pas vendimit të parlamentit të Holandës.

Walter Glos: Bundestagu gjerman dhe një PO të kushtëzuar për Shqipërinë. Procesi do të jetë i lidhur ngushtë me reformën zgjedhore për gjyqtarët dhe prokurorët, edhe pse reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi po ecin ne kemi rezerva. Jemi skeptikë për hapjen e negociatave sepse nga Holanda nuk po vijnë lajme pozitive.

Glos bëri me dije se Gjermania po jep kontribut për reformën zgjedhore për të cilën pritet një draft përfundimtar në vjeshtë.

Walter Glos: Reforma zgjedhore është e rëndësishme për ne pasi kemi kontribuar dhe vazhdojmë të japim eksperiencë. Urojmë që në vjeshtë të kemi një draft përfundimtar.

Drejtori i Fondacionit Konard Adenahuer tha se për Maqedoninë vendimi i Bundestagut për hapjen e negociatave ishte i lehtësuar pasi kushtet në këtë rast ndryshojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here