Rreth 9 mijë maturantë zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë

0
1065

Maturantëtë çdo vit e më shumë zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë për arsye që tashmë dihen.  Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore janë rreth 8 mijë e 800 maturantë që duan të ndjekin studimet jashtë vendit, rreth dy mijë më shumë  në krahasim me vitin e kaluar.

Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore: Kur kanë plotësuar formularin A1, ata kanë plotësuar një opsion në këtë formular që na lejon ne të identifikojmë ata maturantë që duan të kenë diplomë kohë më parë sesa maturantët e tjerë. Janë rreth 8800 të tillë. Ka dicka nuk është se të gjithë këta maturantë shkojnë jashtë shtetit. 

Drejtore e QSHA, Rezana Vrapi siguron se maturantët që kanë aplikuar për tërheqjen e diplomës do ta kenë atë në dorë brenda afatit.

Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve ArsimoreNuk do të mbetet asnjë maturant që dëshiron të studiojë jashtë pa marrë diplomën në kohën e duhur. Pra për ne nuk ka rëndësi nëse është e shtunë ose e dielë, ne do të bëjmë të pamundur që në ditën e caktuar të kenë diplomën në dorë.

Po ku preferojnë t`i ndjekin studimet e larta të rinjtë shqiptarë? Ndonëse për vite me rradhë Gjermania ka kryesuar listën, së fundmi janë vende të tjera si Londra dhe Holanda që po “joshin” të rinjtë përmes bursave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here