Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Itali, drejtonte makinën në gjendje të dehur, shqiptari shkakton aksident, 5 të...

Itali, drejtonte makinën në gjendje të dehur, shqiptari shkakton aksident, 5 të plagosur

0
871

Një shqiptar në Itali duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident duke plagosur 5 persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital. Midis tyre është edhe një fëmijë që ka marrë dëmtime të lehta.

60-vjeçari shqiptar, rezident në San Vincenzo Valle Rove po udhëtonte me makinë në Balsorano kur u përplas me dy makina të tjera që vinin nga Avezzano.

Shqiptari po dilte nga një karburat kur nisi të merrte kthesën për të nisur udhëtimin por në atë kohë kanë ardhur dy makina dhe përplasja ka qenë e pashmangshme.

Në makinën e parë ndodheshin 2 burra nga Atina të cilët u plagosën rëndë.

Ndërsa në makinën e dytë ishte një familje nga Civitella Roveto, me një djalë 4-vjeçar.

Të tre mbetën të plagosur dhe u shtruan në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here