Ligji për teatrin, Manjani: ‘Esadistët’ si ‘Gülenistët…

0
514

Ish Ministri i Drejetësisë Ylli Manjani ka reaguar pas kalimit të ligjit për teatrin nga qeveria. Në një shenim të tij ai shkruan se ” hartimi i një ligji të posaçëm me emra konkretë dhe vende konkrete është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe precedent tepër i rrezikshëm!.

Ja shënimi i plotë i Manjanit

“Esadistët” si “Gülenistët”…
———————
E përsëris:
Ligji për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar është anti-demokratik. Nuk bazohet as në Kushtetutë e as në asnjë standart Europian.

Ka ligje në fuqi që janë të majftueshme për ta trajtuar këtë çështjen e Teatrit. Në daç ta prishin në daç ta ndreqin, ka ligje plot!

Por hartimi i një ligji të posaçëm me emra konkretë dhe vende konkrete është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe precedent tepër i rrezikshëm!

Është model që e përdorin diktatorët e kohës së sotme, për të nxjerrë jashtë funksioni Kushtetutën dhe procesin e rregullt ligjor.

Është model që zbaton urdhërin e të fortit në pushtet!

Ky ligj si model u mor nga Erdogani. Ai shkroi në ligj emrat e gjykatëve që i damkosi si “Gülenistë”, dhe i hoqi “ligji”… pra as proçes i rregullt ligjor e as gjë!

E njëjta gjë është edhe ky ligj që propozon Rama. Madje edhe me procedura të përshejtuara (shkelje tjetër Kushtetuese). Se ç’urgjencë ka, vetëm Ai e di!

Nëse ky ligj kalon dhe zbatohet, nuk do çuditesha kur të vijë ligji tjetër për dënimin e “Esadistëve”!

Erdogani hoqi qafe “Gülenistët”, Edvini do heqë qafe “Esadistët”!

Të gjithë ata që presin reagime apo zgjidhje nga Europa apo SHBA, e kanë kot!

Askujt nuk i intereson kjo gjë! Ndaj duhet mbledhur mendja, në ka kush për të reagur duhet ta bëjë! Përndryshe ta gëzojmë Erdoganin edhe ne!

Demokracia, Keshilli i Europës, NATO, BE e SHBA janë larg…

Janë thjesht në letër…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here