Shapkat me gisht janë një prej llojeve të këpucëve më të përdora gjatë stinës së verës. Disa persona zgjedhin t’i përdorin vetëm gjatë periudhës së plazhit, kurse shumë të tjerë i përdorin në mënyrë thuajse të pakufizuar nga mëngjesi deri në mbrëmje. Edhe pse në pamje të parë duken të parrezikshme, mbathja e shapkave mund të krijojë probleme serioze me shëndetin. Sipas Jackie Sutera, zëdhënëse e American Podiatric Medical Association, këo janë arsyet pëse nuk duhet të përdorni shpak me gisht:

Ekspozojnë këmbët kundrejt mikrobeve, bakterieve dhe infeksioneve mykotike: Shapkat me gisht janë thuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, i cili mund të jetë trotuar i asfaltuar ose jo, rrugicë me guriçka, rërë etj. Kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet, si për shembull Stafiloku i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në prerje të saj nëse prek enët e gjakut. Myku i këmbëve është një tjetër problematikë që krijohet si pasojë e përdorimit të shpakave me gisht.

Ngadalësojnë ecjen: Sipas një studimi të Auburn University, personat që përdorin vazhdimisht shapka me gisht ecin më ngadalë krahasuar me ata që veshin atlete ose balerina.

Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat: Siç e thamë edhe në pikën e parë, këmba është pothuaj në kontakt të pastër me rrugën mbi të cilën shkelni dhe thembra është ajo pjesë e këmbës që i vuan më së shumti pasojat. Ajo tenton të marrë ngjyrë të zezë, të çahet ose të bëhet më e fortë duke krijuar herë pas here masa qelizash të vdekura dhe kallo. Shtrëngimi i pjesës ku bashkohen gishtat shkakton inflamacion të tyre, plus duke qenë se shpeshherë materialet e shpakave me gishta janë toksikë, ato krijojnë alergji dhe kruajtje të vazhdueshme.

LEAVE A REPLY