Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Ministri Xhafaj: U prefsh në paqe, Shkëlzen! Mos ju vërsulni hiena politike

Ministri Xhafaj: U prefsh në paqe, Shkëlzen! Mos ju vërsulni hiena politike

0
909
Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e Shkëlzenit, djalit 31 vjeçar i cili u gjet me një plumb në kokë në makinë në garazhin e gardës së Republikës.

“Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.” shkruan Xhafaj në reagimin e tij.

Pas ngushëllimeve drejtuar familjes, Xhafaj i bën thirrje atyre që i quan “hiena politike” të heshtin, të mos sulen mbi të vdekurin. Ka dhe një mesazh për mediat.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas vdekjes së shoferit te tij

Jam i shokuar dhe nuk gjej fjalë të ngushëlloj prindërit dhe gjithë familjen e Shkëlzenit për humbjen tragjike të jetës së tij. Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar një dhimbje të fortë njerëzore për mua dhe për të gjithë ata që punuan dhe e njohën nga afër atë.

U prefsh në paqe, i dashur Shkëlzen!

Nuk është dita sot për mua që të bëj politikë dhe as e ndaloj dot që politika të vazhdojë të merret me mua sot.

Kam humbur krejt papritur një njeri të afërt, i cili si dhe gjithë familja e tij, ishte bërë si pjesë e familjes sime.

Nuk kam asnjë koment për rrethanat e ndarjes së tij nga jeta, sepse prokurorët dhe ekspertët përkatës po punojnë ndërkohë për sqarimin e tyre.

Nëse nuk kam se si u kërkoj hienave politike të mos sulen mbi të vdekurin, u lutem mediave që kanë sadopak ndjenjë njerëzore të respektojnë dhimbjen e prindërve, vellezërve, të afermve e miqve të tij.

Ai ishte një djalë i shkëlqyer, një punonjës i papërtuar e fjalëpak, që la një boshllëk të madh pas vetes dhe nuk e meriton në asnjë mënyrë përbaltjen.

Faleminderit paraprakisht, kujtdo që do ta konsiderojë këtë apel njerëzor!

Sipas policisë së shtetit nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

 Lexo me shume: Shoferi i ministrit të Brendshëm gjendet i vrarë me plumb në kokë.  Te gjitha detajet e ngjarjes qe tronditi sot Tiranen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here