Të moshuarit në azile do përfitojnë shërbime okulistike dhe syze falas

0
771

Të gjithë të moshurit që jetojnë në azile do të përfitojnë shërbime okulistike dhe syze falas. Kjo ishte deklarata e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë në vizite në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

Ogerta Manastirliu: “Nga sot ofrojmë një shërbim të ri për të moshuarit e shtëpive rezidenciale publike. Ata do përfitojnë vizita mjekësore periodike për sytë dhe syze të posaçme për çdo të moshuar që ka nevojë për to. E nisim nga Tirana ku sot po kryhen vizita mjekësore për rreth 50 të moshuar dhe do ta vijojmë këtë program në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar këtë shërbim shumë të nevojshëm për të moshuarit e shtëpive rezidenciale publike.”

Sipas të dhënave të fundit, sot janë 30% më shumë të moshuar në institucionet publike rezidenciale dhe ditore, krahasuar me 10 vite më parë.

Ndaj ministrja Manastirliu bëri apel për më shumë përkujdesje për moshën e tretë.

Ogerta Manastirliu: Fatmirësisht bërthama e familjes shqiptare është ende e fortë, por siç na kanë treguar dhe rastet e fundit të braktisjes së të moshuarve, fenomeni i i të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë, sa vjen dhe rritet. Shteti ka patjetër përgjegjësinë e vet, siç veproi në rastin e të moshuarve nga Korça, por secili mund të bëjë diçka. Le ti kthehemi traditave tona të mira, të respektojmë dhe të përkujdesemi për gjyshërit.”

Në institucionet rezidenciale publike në të gjithë vendin janë aktualisht 251 të moshuar dhe 72 të moshuar të tjerë marrin shërbime ditore në qendrat publike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here